×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon gjithçka, Kosova eliminohet nga Maqedonia e Veriut

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Kosova ka pësuar disfatë në ballafaqim me Maqedoninë e Veriut me rezultat minimal 2-1.

    Edhe pse dhanë maksimumin e tyre pasi u paraqitën me mungesa elementare në formacionin bazë duke mos pasur mundësi të mbështeten te shërbimet e emrave si Ujkani, Muriqi, Rashica e Rrahmani, “Dardanët” i japin fund këtu shpresave për kualifikim në Kampionatin Evropian.

    Fillimisht në minutën e 16’ Fidan Aliti e devijoi topin në portën e tij për t’i dhen avantazhin vendasve, kurse në minutën e 29’ Florent Hadërgjonaj barazoi shifrat me një gol shumë të bukur nga distanca.

    Por ky barazim zgjati vetëm 4 minuta pasi Darko Velkovski riktheu avantazhin e vendasve në minutën e 33’ duke realizuar gol me kokë.

    Bernard Challendes provoi ta freskonte formacionin duke futur sulmuesit Elbasan Rashani, Edon Zhegroba dge Lirim Kastrati, por që nuk ia dolën ta barazoin rezultatin.

    Kështu, Maqedonia e Veriut vazhdon tutje dhe do të ballafaqohet me Gjeorgjinë në ndeshjen finale për kualifikim në evropianin e verës së ardhshme.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Sport07 Shtator 2024
    KB Trepça ka arritur që të shënojë fitore me rezultat 85-76 ndaj Borës, ekipit të sapopromovuar në elitën e basketbollit ksoovar, duke...
    Sport07 Shtator 2024
    Njëri prej objektivave të Manchester Cityt ka folur tashmë për të ardhmen e tij duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Supertajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, tashmë ka goditur Vietnamin. Stuhia ka shkaktuar erëra të fuqishme që ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u bë sebepi që në Parkun e Qytetit të kësaj komune, të zbulohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës. Në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se ishte detyrë e Izraelit dhe grupit palestinez islamik Hamas të bënin lëshime për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.