×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bullgarët e Maqedonisë përmes Memorandumit bëjnë thirrje për ndërprerjen e bllokimeve

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Sofja të heqë dorë nga politika e bllokimit të mundshëm të fillimit të negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian dhe vendi të tregojë kapacitete më të mëdha për qasje objektive ndaj historisë, kërkojnë bullgarët që jetojnë në Maqedoni, të bashkuar në Klubin e kulturës bullgare – Shkup.

    Ata dërguan Memorandum te kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës mban presidencën e rradhës së BE-së, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, kryetari i Parlamentit Evropian David Sasoli, duke propozuar të miratojë udhëzim në lidhje me punën e Komisionit të Përbashkët Maqedoni-Bullgari për çështjet historike dhe arsimore

    Qëllimi i udhëzuesit të propozuar është që të dy vendet të kthehen në rrugën e bashkëpunimit, i cili është në pajtim me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

    Ata theksojnë se është akt armiqësie çdo përpjekje që kundërshton drejtpërdrejt ose indirekt historinë e përbashkët të Bullgarisë dhe Maqedonisë, ekzistencën e dy shteteve dhe dy popujve që janë trashëgimtarë të barabartë të asaj historie të përbashkët, pretendimet se një shtet ose një prej kombeve “vjedh” trashëgiminë historike dhe kulturore të shtetit tjetër, ose e njerëzve të tjerë, si dhe përpjekjet e njërit prej shteteve ose njërit prej popujve për të “ndryshuar historinë e shtetit tjetër, ose të njerëzve të tjerë.

    Lidhur me gjuhën, ata i bëjnë thirrje palës bullgare të ndalojë vendosjen e çfarëdo kushtesh, siç është vendosja e yjeve ose ndonjë pengesë në përdorimin e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

    Në të njëjtën kohë, Republika e Maqedonisë së Veriut është thirrur të hyjë me guxim në procesin e objektivizimit të historisë së saj.

    Në frymën e Marrëveshjes së nënshkruar, Kryeministrat e të dy vendeve propozojnë të bien dakord për një udhëzues për punën e komisionit historik, i cili duhet të përshkruajë në detaje kohën dhe përmbajtjen e punës së komisionit historik, por edhe rezultatet e pritura prej tij.

    Dokumenti, i cili përmban 12 faqe, hollësisht është përmendur edhe përmbajtjen e udhëzuesit për punën e Komisionit dhe në 14 pika flet në detaje për periudha të caktuara historike.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor...
    Lajme03 Maj 2024
    Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.