×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj personave që hyrën në sistemet kompjuterike, përdoren llogaritë bankare të MSH

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Është ngritur aktakuzë ndaj M.S dhe G.A të cilët për qëllime të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e luajtshme, paratë e tërhequra në emër të avancave për udhëtime zyrtare për zyrtarët e AKPPM-së, të cilat të pandehurit i janë besuar në menaxhim sipas pozitës së tij në kuadër të AKPPM-së.

    Ashtu që gjatë periudhës kohore prej vitit 2014 deri në fund të muajit mars 2018, në emër të avancave për udhëtime zyrtare të zyrtarëve të AKPPM-së, nga llogaria bankare e Ministrisë së Shëndetësisë, nga shuma e përgjithshme prej 1,355,441.14 €, të tërhequra nga zyrtari i MSH-së, F.K, e të cilat i ka pranuar i pandehuri M.S, duke nënshkruar në fletë tërheqje me rastin e pranimit e për shumën prej 1,221,501.14 €, nuk ka asnjë dëshmi në AKPPM, se janë respektuar procedurat për tërheqje.

    Për çka Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    “I pandehuri M.S. si person zyrtar në vazhdimësi, në periudhën kohore prej vitit 2014 deri në fund të muajit mars 2018, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e luajtshme, paratë e tërhequra në emër të avancave për udhëtime zyrtare për zyrtarët e AKPPM-së, të cilat të pandehurit i janë besuar në menaxhim sipas pozitës së tij në kuadër të AKPPM-së, ashtu që gjatë asaj periudhe në emër të avancave për udhëtime zyrtare të zyrtarëve të AKPPM-së, nga llogaria bankare e Ministrisë së Shëndetësisë, nga shuma e përgjithshme prej 1,355,441.14 €, të tërhequra nga zyrtari i MSH-së, F.K, e të cilat i ka pranuar i pandehuri M.S, duke nënshkruar në fletë tërheqje me rastin e pranimit e për shumën prej 1,221,501.14 €, nuk ka asnjë dëshmi në AKPPM, se janë respektuar procedurat për tërheqje. Me këto veprime i pandehuri M.S. në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1të KPRK-së”, thuhet në komunikatë për media nga prokuroria.

    Po ashtu, të pandehurit M.S në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe G.A. prej datës 07.02.2018 deri më 12.02.2018, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, në bashkëkryerje, ne mënyrë te paautorizuar përmes ueb shfletuesit internet explorer kanë hyrë në sistem kompjuterik SIMFK, të personave zyrtar të Ministrisë së Financave-Thesarit, ashtu që në kompjuterin e regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë, duke keqpërdorur User-at (fjalëkalimet) e personave të tjerë, zyrtarë të -Thesarit, të pandehurit ju kanë qasur sistemit SIMFK, kanë mbyllur avancat duke bërë regjistrimin si shpenzim dhe certifikim të avancave për udhëtime zyrtare të tërhequra nga banka gjatë vitit 2017, ne emër te zyrtarëve të AKPPM-së dhe atë me User në emër të B.M, më 07shkurt 2018, kishin regjistruar si shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare 15 (pesëmbëdhjetë) kuponë shpenzimi në vlerë prej 20,850.00 €, ndërsa në emër të I.Sh., gjatë periudhës 08-12 shkurt 2018, kishin regjistruar si shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare shtatëdhjetedy (72) kuponë shpenzimi në vlerë prej 154,736.84 €, në shumë të përgjithshme prej 175,586.84€, e të gjitha të certifikuara me User të M.S., duke u munduar të arsyetojnë këtë shumë të avancave të tërhequra nga banka NLB, në emër te zyrtarëve të AKPPM, në kundërshtim me dispozitat ligjore e për të cilat nuk disponohet me dokumentacion në AKPPM, për arsyeshmërinë dhe lejimin e tërheqjes së tyre.

    Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit...
    Lajme30 Prill 2024
    Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore në mënyrë që ato si të tilla...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. Sipas njoftimit të kryeministrisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Turqia u ka thënë aleatëve se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për të qenë Sekretari i ardhshëm i...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Në një aksident trafiku në veri të Perusë kanë humbur jetën 25 persona dhe 13 tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur...
    Lajme29 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se edhe Franca edhe Gjermania, e bënë të qartë se Kosova, pa themelim të Asociacionit s’ka anëtarësim...
    Sport29 Prill 2024
    Milani dhe West Hami po vazhdojnë të lidhen me trajnerët e njëjtë këtë afat kalimtar, teksa pas Julen Lopeteguit, që të dy...
    Lajme29 Prill 2024
    Nesër Kuvendi i Kosovës nga ora 10:30 do të jetë i hapur për homazhe në përkujtim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili...
    Lajme29 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin e “Rrugës së Re” në fushën e ekonomisë ndërsa ka thënë se është “vërtet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.