×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita: VV-ja qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore, përpiqet të fsheh përfshirjen në korrupsion

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore në mënyrë që ato si të tilla të dështojnë. Në anën tjetër deputet nga partia në pushtet kanë numëruar komisionet hetimore të cilat i kanë përkrahur dhe se akuzat e opozitës sipas tyre janë të pabaza.

    Kryetari i komisionit për ekonomi dhe financa në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, përsëriti akuzuat ndaj pushtetit për bllokimin e komisioneve hetimore në Kuvend, pasi sipas tij, LVV-ja në këtë mënyrë përpiqet të fsheh nga publiku përfshirjen në korrupsion.

    “…Bashk me subjekte të tjera opozitare kemi ngritur disa çështje dhe deri më tani ka funksionuar mirë, siç është komisioni për energji dhe kur pushteti e ka vërejtur këtë si të themi punën e komisionit ajo ka ndërruar strategji dhe tashmë kemi të bllokuar punën e komisionit për rezervat shtetërore”, tha Shala.

    Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se Qeveria Kurti me qëllim po pengon mbikëqyrjen parlamentare.

    “Kjo qeveri si tendencë të parë e ka krijimi e ligjeve anti kushtuese, tendecë të dytë e ka kapjen e shtetit përmes punësimeve të partiakëve të tyre, dhe bllokimin e punës së kuvendit apo mbikëqyrjen parlamentare i cili është funksioni kryesor i Kuvendit”, tha Gashi.

    Si rëndom LVV hedhë poshtë akuzat e opozitës. Deputeti Armend Muja thotë se pastia e tij shumë prej komisioneve u ka dhënë mbështetje, por që komisionet nuk u shquan për efikasitet.

    “Nuk e di nëse ka pasur ndonjëherë më shumë komisione hetimore se sa në këtë legjislaturë. Opozita por posaçërisht PDK-ja është mirë të fokusohen a po dojnë zgjedhje të reja apo po dojnë formimin e komisioneve sepse këto të dyja nuk përshtaten se nëse ka zgjedhje ku po mbesin komisionet, pra në njërën anë kemi datë për zgjedhje kërkesë për zgjedhje në anën tjetër kërkesë për formimin e komisioneve hetimore këto të dyja nuk shkojnë bashkë”, tha Muja

    Në kontekst të kësaj teme, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, përmend akzuat e ngritura për korrupsion dhe arrestimet për keqpërdorime, gjithnjë pas heteimeve parlamentare.

    “ E kemi komisionin hetimor për energji i cili ka rezultuar me arrestimin e Nagip Krasniqit, dhe tash së voni edhe shkarkimin e tij”, tha Shala.

    Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës, disa prej të cilave janë funksionale, por që në shumë raste nuk po arrijnë të sjellin vendime për mungesë kuorumi. /21

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike, njëherësh anëtar i LDK-së, Berat Rukiqi ka thënë se pushteti aktual në asnjë formë nuk e ka ndihmuar...
    Lajme21 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, nuk është befasuar me deklaratën e Kurtit për rritjen e...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti po pretendon se brenda periudhës 4-vjeçare, gjatë qeverisjes së tij, në Kosovë janë hapur hiç më pak se 87...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi...
    Lajme21 Maj 2024
    Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të Qeverisë, ekzekutivi do të takohet në orën 10:00, mirëpo...
    Lajme21 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Lajme21 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 21 maj 2024: Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Ora 09:00 – 16:30) Mbahet mbledhja e komisioni...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë. Megjithatë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.