×
  • Sport
  • Sport

    Milani dhe West Hami garojnë për shërbimet e trajnerit të njohur

    FrontOnline
    29 Prill 2024

    Milani dhe West Hami po vazhdojnë të lidhen me trajnerët e njëjtë këtë afat kalimtar, teksa pas Julen Lopeteguit, që të dy ekipet janë po ashtu të interesuara edhe për Paulo Fonsecan.

    Të dy klubet po kërkojnë të bëjnë ndryshime në stafin e trajnerëve dhe duket se kanë ide të njëjta sa i përket llojit të futbollit që duan të luajnë, pasi mediat po i lidhin vazhdimisht me kandidatët e njëjtë.

    Më herët ishte raportuar se Lopetegui e ka informuar West Hamin se dëshira e tij është që t’i bashkohet Milanit, por ‘Rossonerët’ u tërhoqën nga gara shkaku i reagimit negativ që morën nga tifozët.

    Tani sipas një raportimi të ri, Fonseca është bërë një tjetër opsion për West Hamin, por ai më herët është përmendur nga mediat italiane si Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia si kandidat potencial për stolin e Milanit.

    Fonseca momentalisht është në krye të ekipit francez Lille dhe do të jetë agjent i lirë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor.

    51-vjeçari tashmë ka eksperiencë në Serie A pasi më herët kishte drejtuar Romën nga 2019 deri më 2021./Telegrafi/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Kylian Mbappe i ka dy objektiva kryesorë kur të arrijë te Real Madridi në verë – fitimin e Ligës së Kampionëve dhe...
    Sport17 Maj 2024
    Masimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Shkarkimi i tij erdhi pasditen e sotme, pas një mledhje urgjente që e patën...
    Sport17 Maj 2024
    Pagat e futbollistëve në futbollin amerikan, MLS, po vazhdojnë të kenë rritje. Primatin e mbanë ekipi i Inter Miamit me pronar David...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komitetit të Ministrave në Strasburg, ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas mosantarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Përmes një postimi në X,...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme, për të sjellë në krye një qeveri...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, e ka quajtur gabim të rëndë të Qeverisë gjermane  dështimin e sotëm të anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, u prit nga ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, në Madrid, ku nënshkroi një...
    Lajme17 Maj 2024
    Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi, për Front Online ka folur rreth këtij procesi, duke treguar për numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.