×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell flet për gjendjen shëndetësore të Trumpit: Mjekët s’po e lejojnë të punojë

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell ka folur për gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump, duke thënë se ai është mirë dhe se ka vetëm simptoma të lehta.

    Në një prononcim për të përditshmen gjermane, “Bild”, Grenell ka thënë se shtrimi i Trumpit në spital është bërë si masë paraprake për të mos e lënë situatën të përkeqësohet. Ish-ambasadori amerikan në Gjermani tha se Trump është në disponimin më të mirë dhe se ai dëshiron të punojë, por që mjekët nuk e lejojnë të bëjë, transmeton Gazeta Express.

    “E gjithë kjo çfarë po ndodh tani rreth presidentit Trump janë masa paraprake për ta parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tij. Shumë njerëz që janë infektuar me virusin corona kanë pak simptoma. Megjithatë, ekziston një përqindje e vogël e atyre që kanë një formë më të rëndë të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse monitorohet gjendja e Trump”, tha Grenell.

    Ai tha se shumë informacione në lidhje me shëndetin e presidentit të SHBA’së nuk janë të vërteta.

    “Presidenti është i përqendruar të punojë për popullin amerikan. Ai është një udhëheqës shumë i fortë. Ai ka vetëm simptoma të lehta dhe kjo është arsyeja pse disa histori që nuk korrespondojnë me të vërtetën nuk duhet të inkurajohen në publik”, ka thënë Grenell.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.