×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hekurudha Shqipëri-Kosovë, projekt me kosto të lartë për taksapaguesit

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Të premten dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare mes 13 marrëveshjeve te dakordësuara, firmosen edhe një memorandum bashkëpunimi për transportin hekurudhor. Ndërtimi i një hekurudhe që lidh dy vendet tona sipas kryeministrit Rama shkon paralelisht me projektin që porti i Durrësit të jetë një port i përbashkët për Shqipërinë e Kosovën.

    Ideja e ndërtimit të një hekurudhe që lidh Shqipërinë me Kosovën nuk është e re. Në vitin 2009 pasi u kthye nga Prishtina në mbledhjen e qeverisë Sali Berisha lajmëroi nisjen e punës për këtë projekt.

    Por nëse të gjithë kryeministrat premtojnë hekurudhën Shqipëri-Kosovë, pak ose aspak flitet se çfarë përfitimi ekonomik kanë dy vendet tona nga një investim, i cili do t’u kushtojë shumë para taksapaguesve shqiptarë.

    Edhe sot ka shumë debate për Rrugën e Kombit, e cila sipas një studimi të bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave disa vjet më parë, nuk ndihmoi rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    Pasi sipas këtij studimi “eksporti i përgjithshëm tregtar nga Kosova në Shqipëri nuk ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por ajo po shërben si rrugë alternative.

    Kjo tregon se për këto vepra, përpara se të bëhen premtime, duhet të shihet leverdia e tyre ekonomike që të mos përfundojnë të parealizueshme ose me kosto shumë të larta për taksapaguesit.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.