×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Ne duam një kompromis me shqiptarët

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët, ka deklaruar të shtunën në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Ai këto komente i bëri në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, konventë kjo që bashkon rreth 700 organizata të shoqërisë civile.

    Vuçiq ka deklaruar po ashtu se ‘gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon’.

    “Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”, ka deklaruar Vuçiq.

    LEXO EDHE: Hoti pas 100 ditë qeverisje: Kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19

    Ai ka vlerësuar po ashtu se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj ripërtëritjes së konfliktit në Nago-Karabak ishte i vakët dhe se kjo mund të shërbente si një mësim për Serbinë.

    “Kjo na tregon shumë mirë që kohërat në botë kanë ndryshuar, se ka interesa të veçantë më të fortë në krahasim me interesa me të vogla grupore të cilat kanë ekzistuar më herët dhe se ne e dimë shumë mirë se duhet të jemi të gatshëm për të ruajtur vendin tonë në çdo kohë,” tha Vuçiq, raporton Rel.

    Presidenti i Serbisë tha se politika e saj e plotë e jashtme ka dy qëllime kryesore – e para është pozicionimi i vendit dhe ruajtja e stabilitetit politik dhe paqes në rajon, dhe e dyta është përparimi ekonomik i vendit.

    Tema e këtij takimi ishte “Politika e Jashtme e Serbisë” dhe “Perspektivat e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

    Së fundmi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se pa dashur që të hyjë në detajet e Planit të Ahtisarit apo proceseve politike në Bruksel, “është e pamundshme që të arrihet te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pa bërje të kompromiseve nga të gjitha palët”.

    Ai ka theksuar që serbët kanë qasjen e tyre sa i përket Planit të Ahtisarit dhe asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por ka shprehur mendimin që “për të shkuar përpara, secili duhet të shikojë edhe një herë mirë gjërat”.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.