×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Haxhiu: Hoti në SHBA u pajtua që ta fsheh të vërtetën për të zhdukurit

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Gati një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Shtëpnë e Bardhë, Lëvizja Vetëvendosje ka gjetur edhe një pikë në dokument për ta kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti. Për këtë, LVV ka mbajtur konferencë për media.

    Nënkryetarja e LVV’së, Albulena Haxhiu ka thënë se pika 11 e marrëveshjes i barazon qytetarët serbë që e lëshuan Kosovën me viktimat dhe të pagjeturit kosovarë. Madje ajo ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Hoti është pajtuar që ta fsheh të vërtetën për të zhdukurit.

    “Përmes një paragrafi barazohen të pagjeturit me ata që janë zhvendosur nga vendi. Pra, barazohen qytetarët që janë vrarë e zhdukur nga Serbia, me ata që janë larguar nga Kosova, për çka Kosova nuk mund të mbahet përgjegjëse… Hoti, me anë të atij nënshkrimi është pajtuar që ta fsheh të vërtetën për krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.
    Më poshtë, pika e marrëveshjes që u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje:

    -Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.