×
  • Lajme
  • Lajme

    12 pacientë me Covid janë operuar në Kirurgji

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, po ashtu janë trajtuar edhe rastet me Covid-19.

    Drejtori i kësaj klinike, Ferat Sallahu, ka treguar se 12 pacient të cilët janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjike në këtë klinikë kanë qenë me Covid.

    Sipas tij, edhe pse pacientët kanë qenë të infektuar me virus, ata janë trajtuar në hapësira të ndara nga pacientët tjerë.

    Vështirësohet puna/ Pacientët do të presin deri në 6 muaj për tu operuar

    “Numri i pacientëve gjatë periudhës së pandemisë që janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjike, ka qenë 12. Prej tyre kanë qenë 8 urgjent ndërsa 4 elektiv. Pacientët urgjent kanë qenë kryesisht për abdomene akute, që është dashur të ndërhyhet patjetër, varësisht se ka rezultuar me Covid pozitiv”, ka theksuar ai për Front Online.

    Për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit, nga kjo klinikë i është kërkuar pacientëve që të testohen për Covid.

    Megjithatë, kur rastet janë urgjente dhe nuk mund të priten rezultatet e testeve, punëtorët shëndetësorë operojnë pacientët duke u pajisur me të gjitha masat mbrojtëse.

    Nga Rubrika
    Kronika29 Korrik 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka publikuar fotografinë e një...
    Lajme29 Korrik 2025
    Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur për “Front Online” se partia e tij është në pritje të aktgjykimit...
    Kronika29 Korrik 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë. Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Kanë kaluar mbi 40 orë prej se ka nisur operacioni i kërkim – shpëtimit i 33 vjeçarit i cili u hodh në...
    Lajme29 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, më 29 korrik, do të nisin punimet për përmirësimin dhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe...
    Lajme29 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Salih Zyba, në një  prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me hyrjen në fuqi të vendimit të...
    Lajme29 Korrik 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kamberi...
    Lajme29 Korrik 2025
    Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se vendi do të kishte institucione funksionale nëse Fatmir Limaj do të ishte nominuar për...
    Lajme29 Korrik 2025
    Me shtim të vransirave, gjatë natës pjesëve perëndimore të vendit, paraqiten rrebeshe shiu, që deri në orët e hershme të mëngjesit kalojnë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.