×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun: Serbia ia dha Speciales strukturën e UÇK-së

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Milovan Drecun, nga kontaktet që kishte pasur me prokurorë në Gjykatën Speciale, ishte interesuar se në çfarë drejtimi po shkonin hetimet për pjesëtarët e UÇK-së, për t’u siguruar se do të hetoheshin krerët më të lartë të saj dhe për këtë kishte punuar personalisht

    Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, i cili në emër të grupit punues ka përgatitur dosje për Gjykatën Speciale në Hagë, në një intervistë për televizionin serb TV Happy, ka konfirmuar bisedat me njerëz nga Dhomat e Specializuara, të cilët i kishte orientuar se nga duhet të fokusohej puna e tyre.

    “Pika e kthesës ka qenë, shumë mirë më kujtohet ajo bisedë, e cila ka qenë pas takimit me grupin punues, kur kam biseduar në mënyrë joformale me njerëz nga Dhomat e Specializuara, kur kam dashur ta shoh se në fakt në cilin drejtim po shkonin hetimet e tyre”.

    “Kam filluar me bisedën për zinxhirin e hierarkisë komanduese të UÇK-së. Ata, mund të them, kanë qenë disi të hutuar me gjithë këtë dhe kanë pyetur nëse ka dëshmi se si UÇK-ja terroriste ka qenë e strukturuar, që saktë të dihet zinxhiri komandues, por që këto të mos jenë dëshmi tonat, në kuptimin që ‘ja ne kemi dëgjuar diçka dhe këtë e kemi shënuar’, duke e krijuar hierarkinë e zinxhirit komandues, por që a posedojmë dokumente nga shtabet e organizatës terroriste të UÇK-së, me të cilat do të mund të gjitha këto të vërtetoheshin”, ka thënë Drecun.

    Më tutje, ai ka shpjeguar se menjëherë ka filluar punën në takimet e grupit të tij punues.

    “E kemi bërë këtë pjesë të punës, i kemi dorëzuar komplet strukturën komanduese të organizatës terroriste të UÇK-së dhe dokumentet që janë pjesë e saj”, ka shpjeguar ai.

    Është interesante se Milovan Drecun thotë se kishte kuptuar se Gjykata Speciale do të shkonte me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” në aktakuzat për pjesëtarët e UÇK-së, gjë e cila edhe ka ndodhur në aktakuzën e parë të konfirmuar ndaj Sali Mutafës – Calit.

    “Kam kuptuar që ata, nga pamundësia, siç janë shprehur, për të bërë procedimin e të gjitha krimeve, sepse ka pasur shumë krime, do të shkojnë në variantin e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, gjë që është formuluar në këtë aktakuzën e parë të vërtetuar. Kjo disi ka kaluar pa u vënë re në opinionin publik, por që ky formulim është shumë i rëndësishëm, pra Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale ka ekzistuar”, ka thënë ai.

    Në emisionin e mëngjesit në televizonin serb TV Happy, dy ditë më parë, Drecun ka treguar se ka pasur kontakte shumë të shpeshta me prokurorë të Gjykatës Speciale dhe që i ka ndihmuar ata me dokumente, ndërsa ka pohuar se ka marrë edhe mirënjohje të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schwendiman.

    “Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë falënderim, madje me dorë e ka shkruar falënderimin e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.