×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përleshje mes protestuesve dhe policëve në Indi pas djegies së viktimës së përdhunimit

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Protesta kanë shpërthyer në disa pjesë të Indisë të mërkurën pasi autoritetet kanë djegur trupin e viktimës së një përdhunimi një lëvizje që familja e viktimës ka thënë se është bërë pa lejen e saj, raporton agjencia Reuters.

    Viktima 19-vjeçare nga komuniteti Dalit – shkalla më e ulët e sistemit të lashtë të klasave në Indi – ishte sulmuar dhe përdhunuar më 14 shtator në një fushë afër shtëpisë së saj në qarkun Hathras, rreth 100 kilometra nga kryeqendra New Delhi, kanë njoftuar autoritetet.

    Ajo vdiq në spital të martën nga lëndimet që mori gjatë atij sulmi. Policia ka arrestuar katër burra në lidhje me këtë përdhunim.

    Vëllai i viktimës i ka thënë Reutersit se as Policia e as Qeveria nuk ka kërkuar lejen nga familja për të përformuar rituale mortore për viktimën në fshatin e saj në Uttar Pradhes rreth orës 2:00 të mëngjesit të mërkurën.

    “Ne i lutëm autoritetet dhe Policinë se duam të mbajmë ceremoninë mortore në mëngjes, por nuk dëgjuan dhe e bënë ceremoninë vet. Ne mbetëm prapa barrikadave që formuan duke përdorur forcat policore. Nuk patëm mundësi të shihnim fytyrën e motrës sonë të vdekur”, ka thënë ai.

    Praveen Kumar Laxar, një zyrtar i shërbimit civil, ka mohuar se djegia e kufomës është bërë pa lejen e familjes.
    “Me pajtimin e tyre u bë djegia e saj. Anëtarët e familjes ishin aty. Pretendimet janë të gabuara”, thotë Laxar.

    Viktima dhe vëllai i saj nuk janë duke u identifikuar për shkak të ligjeve kundër publikimit të identitetit të viktimave të dhunës seksuale.

    Ky përdhunim ka shkaktuar zemërim të madh në Indi, ku dhuna ndaj grave dhe klasave të ulëta vazhdon të jetë e lartë. Vëllai i viktimës ka thënë se katër burrat janë anëtar të klasave më të larta në fshat.

    Uttar Pradesh, që udhëhiqet nga Partia Bharatiya Janata e kryeministrit Narendra Modi, vlerësohet si vendi më i pasigurt në Indi për gratë.

    Protestuesit në qytetin Hathras në Uttar Pradesh janë përleshur me policët sot. Protestuesit mbanin maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
    “Jam këtu për t’i treguar qeverisë së Uttar Pradeshit dhe njerëzve që janë injorant ndaj privilegjeve nëpër klasa dhe nga dhuna bazuar në klasa, se tashmë është mjaft”, ka thënë 26-vjeçarja Shambhavi.

    Ajo dhe disa protestuesë tjerë mbanin slogane anti-qeveritare.

    Në Kalkutë, protestuesit dogjën fotografinë e Yogi Adityanathit, kryeministrit të Uttar Pradesh.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.