Me afrimin e stinës së dimrit, po afron edhe sezoni i gripit, por ngjashmëria e simptomave të gripit me kornavirusin mund të sjellë ndërlikime.
Shumë persona mund të mendojnë se është thjeshtë një grip dhe ndërkohë do të përhapin COVID-19, ndërsa disa të tjerë mund të alarmohen se janë infektuar me COVID, kur mund të kenë thjeshtë virusin e gripit sezonal.
Por ja si të kuptoni se nga cila sëmundje jeni prekur:
Koronavirusi
Simptomat më të zakonshme të koronavirusit ose Covid-19 janë ethet, një temperaturë prej 37.8C, një kollë e thatë e vazhdueshme dhe humbje e shijes dhe / ose nuhatjes. Pacientët gjithashtu ndonjëherë mund të vuajnë nga lodhja, rrjedhja e hundëve ose bllokimi janë të rralla.
Ftohja
Simptomat më të zakonshme të një ftohjeje janë teshtitja, dhembjet e trupit, rrjedhja e hundëve, ose bllokimi i tyre dhe dhimbja e fytit. Mund të përjetohet një kollë e lehtë. Ndonjëherë ka lodhje dhe është e rrallë të hasësh ethe ose dhimbje koke. Ftohja nuk shkakton diarre.
Gripi
Gripi zakonisht shoqërohet nga ethe, lodhje, kollë e thatë, dhembje trupi dhe dhimbje koke. Pacientët ndonjëherë do të përjetojnë rrjedhje hundësh ose hundë të zëna dhe dhimbje të fytit. Diarrea ndonjëherë mund të ndodhë tek fëmijët. Nuk ka teshtitje ose gulçim.