Një videoxhirim i shkurtër, ku fyhet rëndë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, po shpërndahet me të madhe nëpër rrjetet sociale, dhe në mediat malazeze dhe ballkanike.
Pjesë e videos në fjalë është edhe shqiptari nga Ulqini, Dritan Abazoviq, i cili i dha mbështetje partive pro-serbe në garën për pushtet.
Abazoviq është kryetari i grupimit URA, njëherësh udhëheqës i koalicionit “Zeza mbi të Bardhë”.