×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Covid-19, mbi 32 milionë të infektuar dhe rreth 1 milion viktima

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Mbi 32 milionë qytetarë në botë rezultojnë të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i viktimave nga pandemia po kap 1 milionëshin.

    Këto janë shifrat më të fundit që prezanton faqja “Worldometers”.

    Nga të dhënat, SHBA kryeson renditjen sa i përket infektimeve dhe vdekjeve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

    Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 7 milionë, që do të thotë – më shumë se 20% të totalit botëror kurse totali i viktimave në vend është mbi 200 000, numri më i lartë në botë.

    India numëron 5,833,048 infektime dhe 92,503 viktima, ndërsa Brazili 4,659,909 qytetarë pozitivë dhe 139,883 të vdekur.

    Sa i përket Europës, shteti me numrin më të lartë të infektimeve është Spanja me 704,209 të tillë, ndërsa sa i përket viktimave vendin e parë e zë Mbretëria e Bashkuar me 41,902 raste vdekjesh.

    Bashkimi Europian ka paralajmëruar se situata e pandemisë në Europë është alarmante dhe shumë vende po regjistrojnë shifra më të larta edhe se sa në muajin mars, që merret si kulmi.

    Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani numëron 13045 të infektuar nga të cilët 5363 ende aktivë dhe 373 viktima, 3 vetëm në 24 orët e fundit.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Përderisa të tjerët ditën e lirë e shfrytëzojnë për piknik, më 1 maj punëtorët protestojnë. Në Shkup mijëra punonjës të sektorit publik...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Harry Kane ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Bayern Munich në barazimin ndaj Real Madridit 2:2 në sfidën e parë gjysmëfinale...
    Vip01 Maj 2024
    Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë gjendjen nuk janë në dijeni banorët e tjerë. Kjo e ka mërzitur...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në...
    Sport01 Maj 2024
    Bruno Fernandes nuk e di nëse do të qëndrojë në Manchester United në sezonin e ardhshëm. Futbollisti portugez thotë se për momentin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.