×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpresat e Gjuriqit: Do e kthejmë gjithë pronën serbe në Kosovë

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, që njëherësh është edhe shef i delegacionit të Serbisë në dialog, në kuadër të nivelit të ekspertëve, ka thënë se të hënën do të zhvillohet një takim i radhës në Bruksel ku do të bisedohet në nivel teknik për, siç tha ai, kthimin e pronës serbe në Kosovë.

    “Delegacioni i Serbisë do të udhëtojë të hënën në Bruksel për bisedime të nivelit teknik rreth kthimit të pronës serbe në Kosovë e Metohi. Javën e ardhshme do të ketë takim të nivelit të lartë”, tha Gjuriçi në një postim në Twitter.

    Ai shtoi se është e domosdoshme dhe e rëndësisë së veçantë për të ardhmen e dialogut që Kosova të dëshmojë gatishmëri të punojë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
    “Ne do të insistojmë në këtë në çdo takim, në çdo nivel, përfshirë edhe në atë të së hënës”, deklaroi Marko Gjuriç.

    Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, deklaroi se në takimin e së hënës nuk do të diskutohet për Asociacionin, por për kërkesat financiare dhe pronat.

    Kurse kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar së fundmi se çështja e Asociacionit nuk do të jetë pjesë e bisedimeve.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.