×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai shpërthen në lot në seancën kur vrasësit të djalit të tij i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir Aliaj në Suharekë.

    Pas shpalljes së aktgjykimit për djalin e tij, babai i Jetmir Aliajt, Halil Aliaj ka shpërthyer në lot brenda gjykatës.

    Në pamje, ai dhe familjarët e tjerë shihen të ngushëlluar me këtë vendim, por edhe të pikëlluar për jetën e djalit të tyre.

    Para shpalljes së aktgjykimit familjarët e Jetmir Aliajt kishin kërkuar që vrasësi i djalit të tyre të dënohet me burgim të përjetshëm.

    Ndryshe, Shefki Spahiu, në kohën kur kishte ndodhur vrasja, ishte rreshter në Policinë e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur më 17 mars 2019 në një kazino në rrugën e Reshtanit në Suharekë. Pas të shtënave me armë, mbeti i vdekur, 32-vjeçari, Jetmir Aliajn, i cili ishte punëtor i kazinosë.

    Sipas aktakuzës, pasi që Shefki Spahiu qëndroi në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

    Më 30 korrik, i akuzuari, Shefki Spahiu për herë të parë është deklaruar për ngjarjen e ndodhur më shumë se 1 vit më parë.

    Gazeta Express, vitin e kaluar ka raportuar se ish-rreshteri i policisë Shefki Spahiu ishte i njohur mirë për skandale, vite më parë rëndonin akuza se kishte dhunuar dy vajza të mitura e edhe se kishte falsifikuar dokumente e kishte keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.