×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e VV-së: Marrëveshja në Uashington u nënshkrua nga një grup jolegjitim, pikat në favor të Serbisë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Më 4 shtator të këtij viti Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, e që për Lëvizjen Vetëvendosje, e njëjta është firmosur nga një grup jo legjitim dhe jo kompetent.

    Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku ka thënë për Front Online, se vetëm Serbia përfiton nga pikat e kësaj  marrëveshje

    “Duke qenë se ka shkuar edhe një grup jo legjitim dhe jo kompetent, ne i kemi marrëveshjet që i kemi. Keni qenë dëshmitarë në seancën që e kemi mbajt dhe ne jemi prononcuar për çështjen e Ujmanit. Pastaj minishengeni, përfitimet janë kryekëput për Serbinë dhe në vend se pala kosovare t’i kishte analizuar të gjitha marrëveshjet që nuk janë zbatuar nga Serbia, në fakt deklarohet se jemi duke shkuar drejt një marrëveshje finale dhe njohjes”, ka thënë ajo.

    Kollçaku theksoi se se gjasat se Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje finale me njohje reciproke janë zero.

    “Ne jemi dëshmitar që Serbia nuk e ka qoftë edhe një ditë ku nuk deklaron se nuk do ta njeh Kosovën, dhe me udhëheqësinë që e ka Serbia, pritshmëritë që të arrijmë deri në një marrëveshje finale apo me njohje janë baraz me zero. Serbia duhet të demokratizohet dhe pa ndërrim pushteti aty nuk mund të kemi pritshmëri që do t’i zbatojnë̈ marrëveshjet. Kosova dhe zyrtarët e shtetit tonë nuk guxojnë të heqin dorë dhe të mos kërkojnë anëtarësimin në organizata të rëndësishme. Ne vetë po qojmë dorë nga shtetësia, përderisa Serbia në asnjë moment nuk po dorëhiqet”, ka thënë ajo për Front Online.

     

     

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.