Kryeministri Avdullah Hoti, në konferencën e mbajtur sot para mediave, është pyetur nga gazetarët se pse qeveria nuk ka reaguar pas publikimit të dosjeve të publikuara nga OVL-UÇK në lidhje me Dhomat e Specializuara, raporton Front Online.
Hoti me këtë rast tha se qeveria nuk do të përzihet ne punët e drejtësisë dhe drejtësia duhet të kryej punët e saj
“Tash e tre muaj ka një qeveri që nuk përzihet në punët e drejtësisë. Punët e drejtësisë janë të mdara nga punët e qeverisë. Unë mund të bëjë thirrje që drejtësia të kryej punën e vet në mënyrë të paanshme”, tha ai.
Kujtojmë se në zyrat e OVL-së së UÇK-së, janë sjellë dosje 3 herë radhazi të cilat OVL më pas ua ka dorëzuar hetuesve të Speciales ./Front Online/