×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pse delegacioni amerikan nuk hëngri darkë në Kosovë ashtu sikur në Serbi?

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Drejtori i Zyrës së Protokollit të Shtetit, Orhan Hajrizi, ka folur rreth asaj se pse nuk është organizuar një darkë për delegacionin amerikanë të DFC-së që ka ardhur në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi nga SHBA-ja, Richard Grenell.

    Ai në Klan Kosova ka thënë se nuk është kërkuar një gjë e tillë që të organizohet ndonjë darkë për këtë vizitë.

    “Jo, gjatë takimeve tona koordinuese me Ambasadën e Amerikës nuk është përmendur si çështje ose nuk është ngritur si çështje që të kemi ndonjë aktivitet të tillë, gjithçka ka qenë ashtu përbrenda margjinave zyrtare, ato veç i keni parë dhe i keni përcjell”.

    I pyetur se kur ka qenë Grenell në vizitë herën e kaluar pati darkë të shtruar, ndërsa tani nuk pati, Hajrizi tha se për këtë ndikojnë shumë faktorë.

    “Këtu ndikojnë shumë faktorë është agjenda e Grenell, kështu specifikisht me e përmend, me që po flasim për të mandej, janë edhe koordinimet tjera që bëhen veç protokolleve. Mandej, mund të ndodh për shembull edhe fluturimet, agjendat tjera që pasojnë pas Kosovës e kështu me radhë, dihet që ata janë zyrtarë të lartë kanë agjenda dhe aktivitete të ndryshme. Në një farë forme kjo është ajo që më së shumti e determinon edhe qëndrimin edhe agjendën e secilit zyrtar të lartë në vendin tonë”, ka thënë Hajrizi.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.