×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Specialja e pranon se dosjet në OVL-UÇK janë të saj

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryetari i OVL-së së UÇK-së ka mbajtur një konferencë për media në praninë e avokatit Tom Gashi, pas largimit të 3 hetuesve të Gjykatës Speciale nga zyrat e kësaj organizate, raporton Front Online.

    Kryetari Hysni Gucati ka thënë se i ka dorëzuar këto dosje, pasi hetuesit e Speciales e kanë pranuar se dosjet kanë rrjedhur nga kjo gjykatë.

    “Sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme në zyrat e OVL e UCK-së, kanë ardhur hetuesit e Gjykatës Speciale. Dje e kemi quajtur ‘rrufeja dy’. Është person anonim ai i cili i ka dorëzuar këto dosje dhe pastaj është larguar. Me këshillën e avokatit Gashi këto materiale i dorëzuam. Tashmë më në fund është vërtetuar se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale apo të Dhomave të
    Specializuar, në Hagë”, ka thënë Gucati.

    Avokati Tomë Gashi është shprehur se në cilësinë e avokatit e ka këshilluar Gucatin të i dorëzoj këto dosje pas pranimit de juro që janë të speciales.

    “Vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, me këshillën time kryetari ka vendosur që tash t’ua dorëzoj. Në bazë të logos e shikoni që këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, apo të Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë Gashi.

    Sipas tij, mediat duhet të kenë kujdes në publikimin e këtyre dokumenteve, duke u bërë apel që të mos publikojnë emrat dhe mbiemrat që gjenden në këto dokumente.

    “Mendoj që nuk është e ndaluar të publikohen këto dokumentacione. Mirëpo nëse gjeni emra dhe mbiemra të dëshmitarëve nuk duhet t’i publikoni ato. Është hera e dytë që një person anonim i sjell këto dokumente…”, ka thënë ai.

    Tutje Gashi tha se Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve pasi siç theksoi ai askund të botë nëse është një luftë dy paleshe nuk mund të ndiqet vetëm njëra palë.

    “Kjo gjykatë është kundër pjesëtareve të UÇK-së, askund në botë nëse kemi një luftë dy palëshe nuk mund të ndiqet vetëm njëra palë. Prokuroria serbe dhe policia e gjykatat serbe në Serbi kanë bashkëpunuar ngushtë më Prokurorinë Speciale në Hagë, dhe në të ardhmen do të shohim se çfarë kredibiliteti do të ketë”, ka thënë Gashi./Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/606690953335066/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.