Kanë filluar të rikthehen kolonat e gjata në Fushë Kosovë.
Në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë dhe e cila shërben si lidhëse me shumë qytete të Kosovës, kolonat janë më se të zakonshme në orët e mëngjesit kur shumica e qytetarëve shkojnë nëpër vendet e tyre të punës e po ashtu edhe në orët e pasdites saktësisht pas orës 16:00.