Ministrat e mbrojtës së Bjellorusisë dhe Rusisë biseduan sot në kryeqytetin Minsk rreth përgatitjeve të stërvitjeve ushtarake ‘Vëllazëria Sllave 2020”.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukasenko, deklaroi sot se ka kërkuar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi që të furnizoj Bjellorusinë me armatim.
Ai këtë e tha gjatë bisedës së tij me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Sojgu, duke thënë se nga Putin ka kërkuar disa lloje të reja armatimi.
Nuk është saktësuar se cilat lloje të armatimit të ri i kishte kërkuar dhe as se nga kush po kërcënohet.
“Ne mund të mbajmë nën kontroll situatën jo vetëm në kufirin tonë por edhe përgjatë kufijve tanë” ka thënë Lukashenko.
Që prej zgjedhjeve të 9 gushtit të cilat u vlerësuan të manipuluara nga bashkësia ndërkombëtare dhe vet bjellorusët që nuk i kanë ndaluar protestat që prej atëherë përkundër dhunës brutale të përdorë nga regjimi i Lukasenkos.