×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në Bërnicë, mbeti i varur në shtyllën elektrike

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Një person ka vdekur në fshatin Bërnicë të Prishtinës, të mërkurën në mbrëmje, në një shtyllë elektrike.

    Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, personi kishte mbetur për një kohë në shtyllën elektrike, ndërsa pasi është zbritur në tokë është konstatuar se është pa shenja jete.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i ka thënë Gazetës Express, se për rastin Policia ishte njoftuar rreth orës 19:30. Ai ka thënë se me këtë rast janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Ndërkaq, rreth orës 21:00, ai ka njoftuar se personi që kishte mbetur në shtyllë ishte zbritur në tokë, e që “sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”.

    “Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje. Për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka konfirmuar Krasniqi.

    “Para pak çaste, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, shtoi Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.