×
  • Lajme
  • Lajme

    Personat me aftësi të kufizura vazhdojnë të përballen me problemin e qasjes nëpër rrugët e Prishtinës

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Personat me aftësi të kufizuara po vazhdojnë të kenë telashe gjatë lëvizjes nëpër rrugët e kryeqytetit.

    Nëpërmjet një komunikate për media, HANDIKOS ka ngritur një problem ka treguar se janë inspektuar disa zona në Prishtinë të cilat nuk janë në standardet e duhura e të cilat mund të shfrytëzohen nga personat me aftësi të kufizuara.

    “HANDIKOS gjatë inspektimit të disa zonave të kryeqytetit ka hasur në numër të madh të pjerrinave të cilat edhe pse të ndërtuara, nuk qëndrojnë sipas standardeve dhe Udhëzimit Administrativ 33/2007, apo edhe në të tilla të cilat kanë nevojë urgjente për renovim. Një pjerrinë e cila gjendet në lagjen ‘’Dardania’’, e ndërtuar prej më shumë se 15 vitesh asnjëherë nuk është shfrytëzuar siç duhet për kalim nga personat me aftësi të kufizuara, për shkak se nuk qëndron konforn standardeve dhe nuk është në nivelizim me trotuarin siç edhe parashihet. Përveç papërshtatshmërisë së saj, pjerrina me kalimin e kohës është dëmtuar, gjë që edhe më tepër pamundëson kalimin e lirë dhe pa pengesa të përdoruesve të karrocës, dhe jo vetëm”, thuhet në komunikatën për media.

    Po ashtu HANDIKOS konsideron se edhe tri pjerrinat e ndërtuara në sheshin e Prishtinës nuk janë në vendin e duhur.

    “Në anën tjetër, kohëve të fundit në sheshin e Prishtinës janë ndërtuar tri pjerrina paralelisht të cilat konsiderohen të mos jenë në vendin e duhur, duke qenë se rruga përmes tyre çon në ndërtesat pa lift dhe në daljet anash të cilat janë të bllokuara me shkallë.”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Komuna e Prishtinës më 2016 kishte aprovuar Planin lokal të Veprimit ku përfshihen çështje të ndryshme për PAK, ndër to edhe qasshmëria. Për çka, HANDIKOS inkurajon Drejtorinë e Urbanizmit për bashkëpunim dhe konsultim me personat me aftësi të kufizuara, si dhe organizatat për personat me aftësi të kufizuara gjatë planeve për ndërtimin e pjerrinave dhe trotuareve, që ato të realizohen aty ku duhet dhe siç duhet, në mënyrë që të jenë funksionale për të gjithë qytetarët.

    Në ditët në vijim, HANDIKOS paralajmëron se do të sjellë edhe raste të tjera të cilat pasqyrojnë pengesat dhe mos ofrimin e qasjes së plotë infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.