×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turizmi botëror shënon humbje rreth 400 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Të dërmuar nga pandemia COVID-19, të ardhurat e turizmit në botë, në gjysmën e parë të vitit 2020, kanë shënuar një rënie prej 65 për qind.

    Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së (UNWTO), përderisa vendet mbyllën kufijtë e tyre dhe imponuan kufizime të udhëtimit për të ndaluar përhapjen e Coronavirusit, të ardhurat nga turizmi për këtë periudhë shënuan një ulje prej 460 miliardë dollarë [rreth 400 miliardë euro.

    UNWTO thekson se këto shifra janë pesëfishi i humbjes të regjistruara mes krizës botërore financiare të një dekade më herët.

    Raporti tregoi se Azia dhe Paqësori, rajoni i parë që ndjeu ndikimin e virusit në turizëm, ishin rajonet më të goditura me një rënie prej 72 për qind të turistëve në periudhën gjashtëmujore.

    Këto rajone u pasuan nga Evropa me një rënie prej 66 për qind të mbërritjeve turistike, Amerika me 55 për qind, si dhe Afrika dhe Lindja e Mesme të dyja së bashku me një rënie prej 57 për qind.

    UNWTO po ashtu raportoi se 53 për qind e destinacioneve kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit që nga fillimi i muajit shtator.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.