×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID shuan famëkeqin Momçilo Krajisnik: I dënuar nga Haga, ja ç’thoshte për myslimanët

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ka ndërruar jetë nga COVID-19 një prej serbëve famëkeq të Bosnjës, ish-i dënuari i Hagës, Momçilo Krajisnik. Ai është shuar në Banja Luka në moshën 75 vjeç.

    Krajisnik ishte presidenti i parë i Asamblesë Kombëtare të Bosnjës, entiteti i Republika Serbe dhe anëtari i parë i Presidencës boshnjake nga radhët e serbëve.

    Krajisnik u dënua nga Tribunali i Hagës në 17 mars 2009 me 20 vjet burg për krime të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe, pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij, u la i lirë në 2013.

    Ai njihej si një anti-mysliman i tërbuar dhe koha mban të fiksuar disa nga fjalët e tij urrejtëse në Bosnjën e luftës, ku haptazi kërkonte spastrim etnike.

    Në seancën e 24-të të luftës, të mbajtur më 8 janar 1993 në Bijeljina, Asambleja e Republika Srpska miratoi një deklaratë me shtatë pika, ku mbahej një qëndrim mbi “myslimanët” i formuluar pikërisht nga krimineli i luftës Momçilo Krajisnik.

    “Asambleja ka marrë qëndrimin se myslimanët janë një krijim komunist dhe se ata përfaqësojnë një grup fetar të orientimit turk. Ata janë të pafe, një popull që nuk është një popull, domethënë një popull që dëshiron të jetë një popull dhe nuk ka argumente për kombin”.

    Ndërsa në seancën e 56-të të Asamblesë, më 17 shtator 1995, Momçilo Krajisnik tha:

    “Detyra e kësaj Republike dhe qëllimi i parë strategjik është që ne të ndahemi nga myslimanët dhe kroatët…e nuk duam të qëndrojmë me myslimanë dhe kroatë. Ekziston vetëm një problem: ku do t’i dëbojmë njerëzit tani, për të thënë: ne do t’i dëbojmë ata këtu dhe atje, në këtë dhe atë mënyrë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.