×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bashkëpunëtorët të pikëlluar me vdekjen e Mikullovcit: Kosova humbi një artist të madh

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Homazhe para Teatrit Kombëtar, për të nderuar jetën dhe veprën e Adem Mikullovcit kanë bërë edhe kolegë dhe miq të tij. Ata me dhimbje kujtuan kohën sa kanë kaluar me të ndjerin. E vlerësuan lart kontributin e tij për artin dhe politikën.

    Kryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci ka kujtuar Ademin me një poezi.

    “Na ishin shumë yje, të gjithë bëjshin dritë, Njëri prej tyre, papritmas u fik, Gjithësia është e pafundme në të yje ka shumë, Njërin prej tyre, e dëmtuan shumë. E lanë të vetëm, atë me një anë, Që të gjithë shpëtuan, pa një therë në këmbë. Ka mbetur i vetëm, ky yll i shkretë, Rri i menduar, me gojë nuk flet. O perëndi, ç’na jep mendje dhe na jep dritë, A po e sheh çdo ngjet me mua, kur shoqëria ka harruar. Unë njëherë kam qenë në vetmi, por kur isha si fëmijë. Poezi kushtuar të madhit Adem Mikullovci, qytetarit të Vushtrrisë”, tha ai.

    Ndërsa, Shkumbin Istrefi me të cilin ishin edhe koleg në disa projekte dhe seriale humoristike, ka thënë se Ademin përveç kolegut, ai e kishte edhe si prind i cili ka përcjell karrierën e tij artistike.

    “Ademi na la, dhe kjo është humbje e madhe jo vetëm për komunitetin artistik, por edhe për gjithë popullin e Kosovës. Me Ademin, jo vetëm por edhe gjenerata me të vjetra jemi rritë, Me praninë e Ademit në skenën e teatrit edhe sidomos në programet televizive. Për mua Ademi ka qenë përvec një bashkëpunëtor i ngushtë, ka qenë edhe prind i cili e ka përcjellë rritjen time artistike. Hapat e parë ne ekranin televiziv i kam marrë me projekte të Ademit, edhe e falënderoj shumë për ndihmën që ma ka dhënë jo vetëm mua, por krejt gjeneratave treja të aktorëve te Kosovës. Veprat e Ademit mendoj që kanë qenë vul e kohës, në cdo kohë ku ka punuar, ka qenë opozitë e të keqes, momentet e vështira e kanë ndal popullin me humorin e tij të hollë, mirëpo në anën tjetër edhe na ka dhënë forcë me i përballu kohnat me të vështira të cilat i ka perjetu populli jonë më vitet e 90-ta. Pushoftë ne paqe dhe shpresoj që vepra e tij do të jetë pishtar për punën e tonë të mëtutjeshme”, ka thënë Istrefi.

    Ndërsa Fatmir Spahiu ka thënë se komedia e Kosovës, do të jetë më e varfër pa Adem Mikullovcin. Ndërsa e cilësoi si Charli Chaplini i Kosovës.

    “Kosova ka humbur Charli Chaplinin e vet, figurën e vet komike dhe tragjike. Personalisht kam humbur njërin prej bashkëpunëtorëve me të mirë të atij brezi. Adem Mikullovci ka qenë ndër profesionistët e parë ku unë kam pas mundësi të bashkëpunojë qysh në moshën 18 vjeçare, si aktorë shumë i ri, dhe student i aktrimit. Suportin dhe përkrahjen e tij e kam pasur dhe e akoma e kanë vlerën e tyre të madhe në zemrën tim dhe në përgjithësi në karakterin tim. Kosova dhe skena filmike, televizive edhe teatrore e Kosovës nuk do të jetë me e njëjtë, komedia do të jetë më e varfë pa Adem Mikullovcin”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.