×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Adem Mikullovci ishte njëri ndër deputetët më të dashur të Kuvendit

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së aktorit të madh, Adem Mikullovci.

    Në një shkrim të tij, Abdixhiku, ka kujtuar Mikullovcin, përmes një thënie të Azem Shkrelit, në të cilën thuhet:

    “Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”Ish-ministri Abdixhiku, ka folur edhe për Mikullovcin politikan, duke thënë se atë e kujton si njërin nga deputetët më të dashur që ka patur Kuvendi i Kosovës.

    Shkrimi i plotë nga Abdixhiku:“Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”

    Me këto rreshta të Shkrelit, Adem Mikullovci si më i moshuari në Kuvend, kishte hapur seancën konstituive në gusht të 2017-ës; kur për herë të parë bëhesha deputet. Vështirë të gjeje diçka më të thellë, u thash kolegëve përreth.

    Adem Mikullovcin e kujtoj si njërin nga deputetët më të dashur që ka patur Kuvendi i Kosovës ndonjëherë. Përveç se ishte i afërt, e i dashur, e i drejtë – ishte “jack”. Vinte në zyren time prej deputeti shpesh. Me të mund të flisje për art, për letërsi, për shkencë e muzikë, për shah, për shah shumë – ishte enciklopedi.Perdja e Adem Mikullovcit ra. Por dilemën e takimit me veten e ka të zgjidhur lehtë. Sot humbëm një aktor, intelektual e politikan të rrallë. Ngushëllime familjes e bashkëpunëtorëve”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.