Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vet-aksident ka ndodhur në Gjilan, transmeton Front Online.
Sipas policisë. ngasësi kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.
Njoftimi i Policisë:
Gjilan 14.09.2020 – 01:30. Ka ndodhur një vet-aksident trafiku me ngasës mashkull kosovar. Ngasësi pasi që ishte nën ndikim të alkoolit, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë e aksidentit pëson lëndime trupore për çka edhe i është ofruar tretman mjekësor e me pas është liruar për në shtëpi.