×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

    Të pranishëm në sallë janë thuajse të gjithë ministrat, ku edhe do të bëhet Propozim-shqyrtimi i 14 pikave të rendit të ditës.

    Mbledhja e sotme u paralajmërua mbrëmë teksa nuk u bën të ditura çështjet të cilat do të diskutohen.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohen gjithsej 14 pika të rendit të ditës.

    Ndër pikat kyçe që pritet të shqyrtohen gjatë kësaj mbledhje janë: Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë, për Transferimin e Personave të Dënuar, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për afirmimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të propozuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit dhe për të luftuar Antiseminizmin, në të gjitha format e tij.

    Kjo pikë e rendit të ditës lidhet ngushtë me njohjen që së fundi i erdhi Kosovës nga shteti i Izraelit.

    Një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për sigurimin e procesit të deratizmimt, dezinfektimit dhe dezinsektimit (DDD) të ndërtesave qeveritare që menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e kritereve për financimin e projekteve të komunave për mbështetjen e komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

    “Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2024 (Ministria e Financave).

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.