×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende nuk janë shpallur zgjedhjet për në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Caktimi i Agim Veliut ministër në Qeverinë Kurti në shkurt, e i Goran Rakiqit zv/kryeministër në Qeverinë Hoti në qershor, i lanë Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut pa kryetar.

    Situata me pandeminë Covid-19 kishte bërë që të shtyhen e mos mbahen zgjedhjet në këto komuna, ani se në kushte të njëjta u mbajtën zgjedhjet serbe në Kosovë në qershor, raporton KOHA.

    Por, institucionet e Kosovës, përgjegjëse për procesin zgjedhor, nuk kanë kërkuar asnjë rivlerësim nga IKSHPK-ja për situatën epidemiologjike, për të parë nëse ka kushte të mbahen zgjedhjet.

    “Kur IKSHPK-së t’i kërkohet një vlerësim i tillë, e bën. Këtyre ditëve është bërë një vlerësim për mësimdhënësit dhe shkollat në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

    E në KQZ nuk e kanë komentuar çështjen e kërkesës për rivlerësim të gjendjes në këto komuna.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe më herët e ka bërë të qartë qëndrimin se do të përmbushë obligimin kushtetues për organizimin e zgjedhjeve kurdo që i kërkohet, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Ndërkaq, lidhur me gjendjen aktuale në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne si KQZ nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    KOHA i ka dërguar pyetje edhe Zyrës së Presidentit, përgjegjëse për shpalljen e zgjedhjeve, por ata nuk janë përgjigjur.

    Por, juristët po e konsiderojnë këtë joligjore.

    “Është afati i paraparë edhe në kushtetutë edhe në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjin për zgjedhjet lokale që janë të lidhura njëri me tjetrin në funksionalizim që zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e caktuar. Afati ka kaluar, ka kaluar shumëfish”, ka thënë njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.

    Më e zëshme për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Madje ky subjekt kishte dërguar në Kushtetuese më 22 qershor vendimin e Presidentit për shtyrjen e tyre në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, por që ende nuk ka marrë përgjigje.

    “Zgjedhjet në komunën tonë më shumë janë parë si çështje politike sesa që është marrë dikush me sigurinë e qytetarëve. Kur po e them këtë, po e them se ne kemi bë kërkesa në kohën kur pandemia në vendin tonë ka qenë zero, por kanë qenë zero përgjigje pozitive. Ato kanë vazhdu pandërprerë, por kurrë nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë Bahri Selimi, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë.

    Zgjedhjet e ardhshme të rregullta lokale në Kosovë pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.