×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mielli i duhur për diabetikët: Vlerat e semolinës kundër sheqerit të lartë në gjak

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Nëse vuani nga diabeti i tipit 2 ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri jeni informuar se duhet të tregoni kujdes me ushqimin.

    Ushqimet e rekomanduara për diabetikët janë ato të pasura me kalium, kalcium, fibër, magnez, fibër, vitamina A, C dhe E. Në listën e këtyre ushqimeve përfshihet edhe semolina.

    Semolina është mielli që prodhohet nga bluarja e grurit të fortë dhe bluhet më trashë se mielli i zakonshëm. Ky lloj mielli ndahet në tre kategori në varësi të intensitetit të bluarjes. Kur është i bluar hollë, ky miell përdoret për brumëra dhe ëmbëlsira.

    Vlerat e Semolinës Për Shëndetin e Diabetikëve

    Arsyeja kryesore përse ky lloj mielli është i mirë për diabetikët ka të bëjë me faktin që ka një nivel të ulët glicemie. Për pasojë, semolina mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak duke mos ndikuar në nivelin e glukozës në të. Arsyeja e dytë ka të bëjë me praninë e fibrës. Një sasi prej 56 gramësh semolina të pagatuar ofron 2 gramë fibër ose 7 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi.

    Fibra ngadalëson përthithjen e karbohidrateve në gjak dhe pengon luhatjet e skajshme të sheqerit në gjak pas ushqyerjes. Nga ana tjetër prania e magnezit dhe fibrës në vetvete është shumë e mirë sepse parandalon avancimin e sëmundjes dhe përmirëson reagimin e qelizave ndaj insulinës, hormoni që rregullon sheqerin në gjak. Semolina rekomandohet të përdoret edhe në të mirë të imunitetit sepse përmban selenium, vitaminat B dhe E, por edhe për përmirësimin e tretjes sepse ushqen bakteret e mira në stomak. Në përgjithësi, semolina përmirëson funksionin e veshkave dhe të kockave dhe mban ekuilibrat e elektroliteve në trup.

    Këshilla Për Konsumin e Semolinës.

    Përpara se të konsumoni semolinën sigurohuni që nuk jeni alergjikë ndaj grurit apo glutenit. Semolinën mund ta përfshini në gatimin e drithërave, pudingut, bukës, picës, biskotave dhe makaronave. Nëse vëreni efekte anësore pas konsumit të semolinës, kontaktoni menjëherë me mjekun./AgroWeb.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Vip02 Maj 2024
    Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online. Vetëm në muajin e fundit, Google Trends...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.