×
  • Kronika
  • Kronika

    Lirohet nga qendra e ndalimit personi që u arrestua mbrëmë

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Është liruar nga qendra e ndalimit personi që u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

    Mësohet se B.S, i cili u arrestua mbrëmë, pasi që kishte qenë pa maskë, është liruar nga qendra e ndalimit.

    Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar avokati i tij, Fanol Krasniqi.

    Arrestimi i tij bëri bujë të madhë në media, dhe u përcoll me reagime të shumta.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha gjatë ditës e ka sqaruar rastin për Indeksonline, ku thotë se personit në fjalë iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfill urdhërat e zyrtarëve policor, kur atij iu është kerkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor.

    “Më pas ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin”, u shpreh Hoxha.

    Edhe Inspektoriati Policor ka nisur hetimet për këtë arrestim.

    “Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën e tyre lëshuar mediave

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.