×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Balija: Aprovimi i kredive nga Bankat e Kosovës arrin nivelet rekorde që nga paslufta

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Në bazë të dhënave të raportuara për periudhën e fundit të muajit korrik 2020, niveli i kredive të reja të aprovuara vetëm për këtë muaj ka shënuar vlerën prej 181.5 milionë euro – vlerën më të lartë që prej krijimit të sistemit bankar në Kosovë.  Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, z. Petrit Balija tha se kjo vlerë rekorde e arritur e sektorit bankar është shënuar, megjithëse gjashtë mujori i parë i vitit 2020 ka rezultuar të jetë me sfida të mëdha nga goditja e rëndë e pandemisë globale COVID-19, duke rezultuar në pasoja të mëdha si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, raporton “Front Online”.

    Qëllimi i sektorit bankar është që të vazhdoj të kreditoj ekonominë e Kosovës duke i mundësuar bizneseve dhe ekonomive familjare që të kenë qasje në financa në këto rrethana kur kërkohet më shumë likuiditet për ekonominë e Kosovës, ka shtuar Balija.

    Të dhënat e fundit tregojnë që krahas kreditimit të lartë  bankat kanë aprovuar po ashtu një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve për shtyrjen e pagesave të kredive në vlerë prej 1.5 miliard euro kështu duke krijuar fleksibilitetin e nevojshëm në ekonomi gjatë kësaj periudhe, raporton “Front Online”.

    Norma mesatare efektive e interesit për kredi ka shënuar rrënje të dukshme në vitet e fundit duke arritur në 6.2%, normë kjo që është në mesataren e rajonit.

    Shoqata e Bankave të Kosovës ka bërë të ditur se mirëpret aprovimin e draft ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe apelon tek kuvendi i Republikës së Kosovës që sa më shpejtë të miratoj këtë ligj dhe të zbatohet për të shpëtuar ekonominë e Kosovës, raporton “Front Online”.

     

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.