×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Isha kundër Mini-Shengenit, por e pranova pasi ma kërkoi Uashingtoni

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur konferencë për medie

    Ai ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë, raporton Front Online.

    Hoti ka thënë se marrëveshje ekonomike do të ketë investime mbi 1 miliardë euro, dhe qe pritet që brenda disa muajve të nisin punimet.

    “Marrëveshja është hap i madh drejt marrëveshjes finale të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Marrëveshja që është arritur ka dy elemente kryesore e para pjesa ekonomike, ky përfshihen projekte infrastrukturore, autostrada Prishtinë -Merdare, hekurudha Prishtinë -Merdare dhe rrjeti shpërndarës i gazit në Kosovë. Këto projekte kalojnë vlerën mbi 1 miliardë dollar amerikan dhe këto projekte të fillojnë zbatuari menjëherë dhe besoj që për disa muaj”, ka thënë ai.

    Shefi i qeverisë ka thënë se njohja nga Izraeli është njohja e parë në tri vitet e fundit. Ai ka thënë se kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e Kosovës, raporton tutje Front Online.

    “Njohja nga Izraeli e rëndësishme për shtetin e Kosovës .Kjo është njohja e parë në tri vitet e fundit dhe është ai trendi negativ dhe kushdo që ka dyshime se kjo marrëveshje e cenon sovranitetin e Kosovës del që është gabim sepse fuqizohet sovraniteti i shtetit të Kosovës”, ka thënë tutje ai.

    Më tutje ai ka folur edhe për takimin në Bruksel me palën serbe. Hoti ka thënë se takimi ka qe ë për draftimin e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

    Ai sërish ka përsëritur në këto takime as asnjëherë nuk bisedohet për ndarjen e Kosovës.

    “Është mbajtur takimi me palën serbe në Bruksel për të draftuar marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke, sepse në asnjë tavolinë nuk bisedohet për territore. Dje kam bërë kërkesë për të raportuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti.

    Kryeministri Avullah Hoti ka thënë se njohja nga Izraeli nuk ka qenë befasi dhe beson se marrëveshja e Uashingtonit do të zbatohet.

    “E para njohja nga Izraeli nuk ka qenë befasi, ka qenë befasi sa shpejt ka ndodhur, unë jam i kënaqur për këtë. Nuk ka më dyshim që marrëveshja do të zbatohet është lidhur në shtëpinë e bardhë, nuk ka ndonjë zyrë tjerë më kredibile për zbatim”, ka thënë Hoti.

    Hoti ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë ka qenë kundër Mini-Shengenit, por Shtëpia e Bardhë ka kërkuar ët bëhen pjesë e kësaj nisme rajonale dh eai ka pranuar.

    “Kur na është shtruar në Uashington kam qenë kundër por më është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë kam pranuar, ne të kujdesemi që të mos cenohen interesat e republikës”, ka thënë Hoti./Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/787503515409122

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.