×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Nagavci: Grenellit i pëlqejnë negociatorë që ia bëjnë “amin” për çkado, ashtu si Hoti

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ku është folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, para mediave tha se Hoti ka bërë kompromisë krejt kundër parimeve të cilat i ka përmendur, andaj sipas tij, për të njëjtat ai nuk e ka përkrahjen as të partnerëve të tij.

    “Deputetët e GP kanë paraqitur kërkesat për raportim në lidhje me këtë marrëveshje dhe pikat e saj. Përkundër deklaratave të vazhdueshme të vet zotit Hoti se platform e dialogut është vetëm Kushtetuta, ndërsa minishengenin e konsideronte të dëmshëm dhe në favor të Serbisë, ajo çka pamë në SHBA ishin deklarime dhe koncensione komplet të kundërta. Kjo qeveri e paligjshme nuk mund të negociojë në emër të Republikës së Kosovës. Aktualisht për këto dakordime të arritura, zoti Hoti ka prapa vetëm gjysmën e LDK-së dhe gjysmën e Nismës”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, Hoti tregoi hipokrizi në çështjen e njohjes reciproke, si dhe në kërkesën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    “Nga marrëveshja për normalizim, ai kthehet prapa. Kjo është hipokrizi sepse e pamë se si përfundoi çështja e njohjes në Uashington. U largua edhe fjala Republika e Kosovës me kërkesë të Serbisë. Në të njëjtën marrëveshje, delegacioni bëri edhe shkeljet kushtetuese duke hequr dorë nga aplikimet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo gjë nuk i lejohet një kryeministri pa legjitimitet siç është zoti Hoti”, ka shtuar ajo.

    Nagavci ka folur edhe për akuzat e Richard Grenell ndaj kreut të partisë së saj, Albin Kurti, i cili u quajt person që gjithëherë del kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Akuzat nuk tregojnë asgjë për VV-në dhe zotin Kurti, por vetëm për mënyrën se si negocion dhe çfarë partnerësh do ai. Duket që zotit Grenell, i pëlqen të ketë negociatorë si zoti Hoti që ia bëjnë amin për çkado”, tha ajo.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/315984846142296/UzpfSTEwMDIyNDg4Nzk5ODI2NTozNDkwMTUzMDY0NTI1NTQ/

     

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.