×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Finlandë: Një qytezë e vogël angazhohet për klimën

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Mbrojtja e klimës është një enigmë e madhe. Por një vend i vogël Finlanda tregon se ç’mund të arrijë madje një qytezë e vogël ndaj një problemi kaq global.

    Fshati Ii në veriperëndim të Finlandës ka arritur t’i ulë emetimet e CO2 me 80 përqind. Një nga çelësat e suksesit është krijimi i stimujve në mënyrë që në mbrojtjen e klimës të marrin pjesë të gjithë. Kursimi i energjisë elektrike, kursimi i ujit dhe riciklimi praktikohet që në kopshte dhe në shkolla.

    “Gjithçka filloi me projektin 50:50. Ne e provuam atë në tre shkolla. Aty fëmijët masin konsumin e tyre të energjisë elektrike dhe të ujit dhe nëse bëjnë kursime gjysma e tyre u jepet që të vendosin vetë se si t’i shpenzojnë paratë e kursyera. Modeli ishte aq i suksesshëm saqë ne e zgjeruam atë në të gjitha shkollat ​​dhe kopshtet në Ii.” – thotë Leena Vuotovesi, drejtore e kompanisë “Micropolis – Greener for Growth”.”

    Still Fokus Europa Finnland Klima (DW)
    Fëmijët kanë blerë gjëra të bukura me kursimet e tyre: bimë, lodra, madje edhe një tryezë bilardoje.

    Jo vetëm aktorët e mëdhenj

    Konsumi i energjisë elektrike në Ii gjatë 10 viteve të fundit është përgjysmuar. “Ne e kuptuam se ndryshimi i klimës nuk po vjen, por që tashmë po ndodh. Dhe kuptuan po ashtu se jo vetëm aktorët e mëdhenj politikë në botë duhet të veprojnë, por edhe ne vetë duhet të bëjmë diçka.” – thotë Teijo Liedes, anëtar i këshillit bashkiak.

    Ii është i rrethuar nga një natyrë mistike. Këtu gjendet zona kënetore më e madhe me torfë e Evropës. Për shekuj me radhë torfa digjej për të prodhuar energji.

    Finnland Mitternachtssonne über dem Intarsie im Sommer (picture-alliance/chromorange/O. Borchert)
    Por moçalet me torfë depozitojnë sasi të mëdha dioksidi karboni që dëmton klimën. Dhe mbrojtja e tyre zvogëlon gazrat që shkaktojë efektin serë në atmosferë.

    Shumë aspekte

    Ii e ka ndaluar gjithçka që ndot ajrin, si ngrohjen me naftë dhe energjia prodhohet vetëm nga era dhe uji. Tani qyteti prodhon dhjetë herë më shumë energji të gjelbër sesa i nevojitet dhe fiton nga shitja rreth 4 milion euro në vit.

    “Po ne kemi gjithashtu shumë diskutime në lidhje me energjinë e erës. Për shembull për zhurmën, apo shpërfytyrimin e peizazhit,” – thotë Teijo Liedes, anëtar i këshillit bashkiak.

    Finnland Natur (picture alliance/dpa/Lehtikuva)
    “Të gjithë kemi një qëllim të përbashkët të mbrojmë natyrën në Ii. Ne kemi nevojë për energjinë e erës. Por gjithashtu duhet të mbrojmë edhe mjedisin. Ka pra shumë aspekte dhe ne duhet t’i analizojmë të gjitha dhe të gjejmë kompromisin më të mirë.” – shton Leena Vuotovesi.

    Mbrojtja e klimës është një enigmë e madhe. Çfarë mund të arrijë një qytezë e vogël ndaj një problemi kaq global? Shumë, mendojnë banorët në Ii, p.sh. duke u bërë shembull për të tjerët, sepse ajo që bëjmë ne banorët këtu në provincën finlandeze, mbase mund të imitohet në të gjithë botën./dw

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.