Dr.Anthony Fauci, epidemiolog kryesor në SHBA, ka folur në një intervistë për Healthline në lidhje me gjendjen aktuale të pandemisë covid-19.
Dr.Fauci vazhdon të jetë optimist se deri në fund të vitit 2020 dhe fillimi i vitit 2021, një vaksinë do jetë e gatshme në shërbim të popullit.
Për këtë, Fauci ka parë rezultate premtuese në hulumtimet paraprake.
Studimet kanë treguar se disa nga vaksinat mund të nxisin antitrupa neutralizues tek njerëzit që janë po aq mbrojtës ose potencialisht më të mirë se plazma rikuperuese, e cila është e pranishme tek njerëzit që janë rikuperuar nga covid-19.
Qeveria federale tashmë ka investuar qindra miliona dollar për të filluar procesin e prodhimit.
Kur Dr.Fauci u pyet në lidhje me aprovimin e Rusisë për një vaksinë, ai u shpreh se është thelbësore të kuptohet ndryshimi mes të pasurit një vaksinë dhe një vaksinë të jetë funksionale.
Fauci tha se duhet kohë për të provuar në mënyrë adekuate sigurinë dhe efektivitetin e një vaksine.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm kur dëgjoni se Rusia apo Kina apo ndonjë vend tjetër ka aprovuar një vaksinë e cila ata e dinë se është funksionale.Ata mund të kenë një produkt që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e njerëzve pa treguar akoma sesa është efektive”, u shpreh ai.