×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti uroi kryeministrin Zoran Zaev

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe nëpërmjet tij të gjithë qytetarët e këtij vendi.

    Në mesazhin e urimit të kryeministrit Hoti, ndër të tjera, thuhet:

    Shkëlqesisë së tij, Zoran Zaev,

    Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

    I nderuar Kryeministër Zaev

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Në këtë ditë kremteje, ne u gëzohemi sukseseve të Republikës së Maqedonisë në udhën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të integrimit euroatlantik.

    Qeveria ime është e vendosur që t’i thellojë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale, në të mirë të prosperitetit dhe të ardhmes së dy vendeve tona.

    Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të sinqerta për festën Tuaj, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju shpreh ndjenjat e konsideratës sime më të lartë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj. Ai, me anë të një postimi në...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...
    Lajme06 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do ta zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.