×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërimi i shkencëtarëve britanikë: Epidemia është ende këtu, njerëzit janë liruar tepër

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Dy shkencëtarë britanikë, anëtar të Këshillit Shtetëror për Situata të Jashtëzakonshme, kanë dhënë një paralajmërim të ashpër pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në mbarë Britaninë e Madhe, shkruan BBC.

    Profesori John Edmunds ka deklaruar se numri i rasteve të reja është duke “u rritur në mënyrë eksponenciale”, derisa profesori Jonathan van Tam ka paralajmëruar se njerëzit janë “liruar tepër”, dhe se duhet ta kuptojnë më seriozisht dhe të sillen konform rreziqeve që bartë coronavirusi, transmeton Telegrafi.

    Në Britani të Madhe gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2.988 raste të reja me COVID-19, që është numri më i madh i rasteve të reja me coronavirus që nga 22 maji.

    Profesori Edmunds ka theksuar se COVID-19 ka aftësi të jashtëzakonshme që të përhapet, dhe pikërisht për këtë arsye Britania e Madhe është futur “në një periudhë të rrezikshme”.

    “Epidemia është ende këtu, e ne ende nuk jemi në pozicion që ta kontrollojmë dhe të lejojmë normalizimin e të gjitha aktiviteteve ekonomike”, ka paralajmëruar Edmunds.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.