×
  • Lajme
  • Lajme

    Tim Judah: Marrëveshja e Uashingtonit do harrohet shpejt

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    2 ditë pas arritjes së marrëveshjes në Uashington, u ritakuan në Bruksel. Atje, Hoti e Vuçiq ri vazhduan dialogun Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE’së për punë të jashtme, Joseph Borell.

    E ky rifillim i dialogut në qendrën Europiane, po shihet si fillim i një faze serioze të negociatave, nga analisti politik i “The Economist”, Tim Judah.

    “Siç pritej në Bruksel, është një fillim i një faze serioze të negociatave. Ata po përpiqen të vendosin mishin në kocka në rinisjen e bisedimeve. Unë nuk pres që asgjë të ndodhë sot ose nesër, por unë pres që të jetë fillimi i një përpjekje serioze të negociatave dhe për të arritur një zgjidhje. Marrëveshja në Uashington, siç e kanë parë të gjithë, nuk është shumë e dëmshme por nuk do të sjellë asnjë ndryshim në rajon. Shumë pika aty janë pajtueshmëri për ri angazhim të palëve që të fillojnë t’i kryejnë shumë gjëra për të cilat janë marrë vesh që një kohë  të gjatë. Pos kësaj, ka gjëra që janë krejtësisht të parëndësishme për Kosovën dhe Serbinë’, tha Judah për T7.

    Gazetari anglez beson se marrëveshja e arritur në Uashington do harrohet shumë shpejt.

    Megjithatë, Judah beson se biznesi i vërtetë do ndodh në Bruksel ku pjesëmarrës do të jetë edhe Mattheë Palmer, nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

    “Unë mendoj se politika amerikane nuk është në të vërtetë vetëm një politikë. Ajo që ishte interesante në Bruksel është që aty është Mattheë Palmer, i cili është një diplomat shumë i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit Amerikan. Ai është atje, por siç e thashë tashmë, këto copa letre që u nënshkruan në Uashington, ato në të vërtetë nuk janë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se kjo marrëveshje e Uashingtonit do të harrohet shumë shpejt, por biznesi i vërtetë do të bëhet në Bruksel, ku po merr pjesë Departamenti i Shtetit, e jo Shtëpia e Bardhë”.

    Mirëpo, sipas Judah, Kosova nuk ka shans që në një të ardhme të afërt ta fitoi atë që po e kërkon tash e sa kohë, njohjen reciproke me Serbinë.

    “Jo, nuk mendoj se ka ndonjë mundësi që Serbia ta njohë Kosovën. Unë mendoj se ka një shans që Serbia të arrijë një marrëveshje që mund të merret dhe të punojë me Kosovën, por ta njoh Kosovën si një vend të pavarur, unë mendoj se ka ZERO shanse në të ardhmen e afërt”.

    Takimi i fundit në Bruksel ndodhi me 27 gusht mes Skender Hysenit e Marko Gjuriqit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.