×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Banka

    Sivjet 54 milionë euro më shumë investime të huaja se në 6 muajt e parë të 2019’s

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Situata me pandeminë COVID-19 nuk ka ndikuar te investitorët e huaj. Madje, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, investimet e huaja janë rritur për miliona euro.

    Në Bankën Qendrorë të Kosovës kanë treguar se sa është vlera e investimeve gjatë këtij viti dhe sektorët ku është investuar më shumë.

    Zëdhënësi i BQK’së, Kushtrim Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, investimet janë rritur për 54 milionë euro.

    Edhe këtë vit më së shumti investime kanë ardhur nga Gjermania, Austria dhe Zvicra.

    “Ju njoftoj se vlera e investimeve direkte (ID) në gjashtë muajt e parë të këtij viti (janar – qershor 2020) arriti në shumën prej 164.6 milionë euro. Kjo shumë e investimeve është për 54 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2019, ku vlera e ID-ve ishte 110.8 milionë euro. Më së shumti investime kanë ardhur nga shtetet gjermano-folëse (Gjermania, Austria, Zvicra), të përcjella nga Shqipëria, Hungaria, ShBA, Sllovenia etj”, ka deklaruar Ahmeti.

    E sektorët ku kanë investuar më shumë janë ai i patundshmërisë, shërbimeve financiare dhe energjetikë.

    “Sa i përket sektorëve ku janë investuar më shumë janë bërë në sektorin e patundshmërisë, shërbimeve financiare dhe në energjetikë. Gjatë gjashtë muajve të parë 2019 ID-të kanë qenë 110.8 milionë euro, kurse gjatë 12 muajve të 2019 ID-të ishin 271.8 milionë euro”, thuhet në përgjigjet e Ahmetit.

    Por, për Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, kjo nuk është ndonjë shifër e madhe e investimeve.

    “Nuk është ndonjë shifër e madhe. Pra, nuk është ndonjë shifër që e bën diferencën sepse nuk është që janë bërë investime të mëdha. Investimet janë kryesisht në patundshmëri dhe energji të ripërtritshme”, ka thënë Rukiqi

    Ndryshe, bazuar në në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës, vendi nuk po i tërheq më investitorët e huaj sikurse dikur.

    Përderisa në vitin 2007’të, vlera e investimeve të huaja kapte një shifër prej 440 milionë euro, tash mezi e kalon 200 milionëshin.

    Sipas njohësve të ekonomisë, arsye për rënien e investimeve është situata politike në vend dhe ciklet e shpeshta zgjedhore gjatë viteve të fundit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.