×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ministrat i kanë pasur dorëheqjet e përgatitura, ndryshimi i pikës për Ujmanin qetësoi koalicionin

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për marrëveshjen e arritur të premten në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin ekonomik.

    Në një prononcim për Telegrafin, Haradinaj tha se versioni i parë i marrëveshjes nuk ka qenë siç duhet sa i përket çështjes së Ujmanit, pasi në dokument shkruhej që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji!

    Ai thotë se ka insistuar që kjo të ndryshohet, në të kundërtën AAK, ka qenë gati për të dalë nga koalicioni me LDK-në.

    Kjo pikë më pas ishte ndryshuar, për tu zëvendësuar me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji i SHBA-ve.

    “Versioni i parë dokumentit ka qenë jo korrekt, sa i përket Ujmanit dhe kjo për neve ka qenë e papranueshme. Për këtë kemi mbajt qëndrim. Pas kërkesës tonë, pika ku flitej për Liqenin e Ujmanit është ndryshuar. Nëse nuk ishte marrë parasysh kërkesa jonë, ne kemi qenë të gatshëm për ta lëshuar koalicionin me LDK-në. Ministrat kanë i kanë pasur dorëheqjet e përgatitura”, ka thënë Haradinaj.

    Kreu i AAK-së u shpreh se ka mbajtur barrën e marrëveshjes pasi tha se varej nga ai, se çka do të ndodhte në Uashington.

    Versioni i parë i marrëveshjes për të cilën nuk u pajtua Haradinaj, e që më pastaj u ndryshua në Uashington
    “Barra e marrëveshjes ra mbi mua, nuk ka qenë e lehtë. Andaj duhet të jemi vigjilent në të ardhmen që të mësojmë nga përvojat jo të mira që kemi pasur, të cilat na mësojnë se nuk duhet të entuziazmohemi në raste të tilla”, tha ish kryeministri.

    Ndërkaq i pyetur për lëkundjen e koalicionit, Haradinaj konfirmoi se kanë kaluar tensionet dhe koalicioni është i qëndrueshëm.

    Sa i përket 16 pikave të marrëveshjes, duke mos komentuar për secilën Haradinaj ka thënë se Kosova ka fituar.

    “Kosova me 4 shtator në Uashington ka fituar, nuk është humbëse. Për këtë e kam mbështetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë. Ne ende kemi vështirësi por duhet punojmë….”

    “Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpreh falënderim ndaj SHBA-së, presidentit Trump, emisarit special për dialog, Richard Grenell, e të tjerë, që kanë punuar për këtë në vazhdimësi”, ka thënë Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.