×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Petrit Selimi, thotë se për vizat i citoi mediat

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka reaguar pasi emisari amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell i përgënjeshtroi deklaratat e tij në “Twitter”.

    Selimi ka shkruar në Twitter se në lidhje me publikimet e tij për viza dhe gaz i është referuar Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi dhe televizionit T7.

    “Lidhur me cicërimat për gaz dhe viza, SH.B.A. mbështet diversifikimin e energjisë së Kosovës përmes kompaktit potencial të MCC, ky është një informacion publik: https://www.mcc.gov/news-and-events/release/release-121218-mcc-dec-board-meeting, ndërsa për heqjen e vizave për Kosovën, unë citova mediat e Kosovës T7 & Ministrin e Drejtësisë të Kosovës të cilët thanë të njëjtën gjë dje”, ka shkruar Selimi në Twitter.

    Pak minuta më parë emisari amerikan për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka përgënjeshtruar Petrit Selimin në dy raste.

    Në rastin e parë Selimi kishte shkruar në Twitter se Kosova është gati të marrë një grant të madh nga SHBA për ndërtimin e një gazsjellësi jo rus për Ballkanin Qendror, ndërsa në rastin e dytë Selimi kishte shkruar se kosovarët dhe serbët mund të udhëtojnë pa viza drejt ShBA-së brenda 45 ditëve pas marrëveshjes për normalizimin ekonomik.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.