×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Në Uashington nuk do të ketë marrëveshje as për njohje, as për ç`njohje, ajo do të nënshkruhet në Bruksel

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Sot në kryeqendrën amerikane, në Uashington në ditën e dytën të takimit në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, pritet që të nënshkruhet një marrëveshje, e ku prezent do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump, raporton Front Online.

    Këto bisedime janë duke u konsideruar të një rëndësie të madhe për të dyja shtetet.

    Politologu Ramush Tahiri ka thënë për Front Online, që delegacionet kanë pasur mjaftueshëm kohë për t`u përgatitur për këtë takim.

    “Bisedimet në Uashington janë shumë të rëndësishme, sidomos për Kosovën por edhe për Serbinë, dhe për rajonin. Janë përgatitur që një kohë të gjatë dhe delegacionet kanë pasur kohë që t`i shqyrtojnë materialet dhe me i dhënë vërejtjet”, ka thënë ai.

    Për sa i përket nënshkrimit të një marrëveshje që është paralajmëruar, për sot, Tahiri tha se në të janë të përfshira disa marrëveshje ekonomike që kanë ndikim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Sot në orën 11:00 me kohën e tyre, teksa tek ne në orën 17:00, nënshkruhet marrëveshja në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Republikës së Serbisë, me të cilën përfshihen disa marrëveshje ekonomike, me gjithë aparaturën e financimit dhe të zbatimit, por edhe disa marrëveshje të tjera shoqërore dhe politike, kulturore që kanë të bëjnë me raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura”, ka thënë ai.

    Tahiri potencoi se në takimin e Uashingtonit nuk do të ketë marrëveshje as për njohje e as për ç`njohje.

    “Vet fakti që nënshkruan kryeministri me presidentin. Do të thotë janë titullar shtetëror, që domethënë është përparim. Nuk është marrëveshje për njohje por nuk është marrëveshje për ç ‘njohje, dhe është pak a shumë si marrëveshje trelaterale dhe nga informatat që janë dhënë nga Shtëpia e Bardhë, në ora 11:00 mbahet takimi, në 11:05 nënshkruhet marrëveshja, dhe në 11:15 mbahet konferenca për shtyp, ku është edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump”, ka thënë ndër të tjera ai, për Front Online.

    Politologu kosovar u shpreh optimist, se marrëveshja përfundimtare me Serbinë e cila do të përfundonte me njohje reciproke, nuk do të nënshkruhet pa Brukselin. Kësisoj ai tha se mund të ketë edhe në takim të radhës në Uashington para nëse të nënshkruhet marrëveshja finale.

    “Marrëveshja finale pritet por unë besoj që ndoshta bëhet në Bruksel, që të mos e lënë edhe Brukselin krejt jashtë . Njëherë takimi do të shkojë në Bruksel, ka mundësi që të kthehet edhe njëherë në Uashington. Ka shans që të bëhet një marrëveshje për njohje në kuptimin për pranim të realitetit shumë shpejt”, ka deklaruar Tahiri./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.