×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Hotelierëve të Kosovës: Më 9 shtator hiqet kufizimi për gastronominë, punohet deri në orën 24:00

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Qysh kur ka ndodhur mbyllja e ekonomisë dhe kufizimi i lëvizjes për ta parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 në Kosovë,  sektori i gastronomisë është ankuar se është më i godituri, ndonëse kanë një numër të madh të punësuarësisht dha paguajnë shumë taksa për buxhetin e vendit.

    Me vendim të institucioneve kompetente, sektorit të gastronomisë i është lejuar të punojnë deri në orën 22:30, me kushtin që t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mirëpo, të njejtit po kërkojnë që orari të zgjatet deri në orën 24:00.

    Kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovë, Hysen Sogojeva, në një prononcim për Front Online është shprehur I bindur se do të u lejohet puna në tërësi nga data 9 shtator e këtij viti.

    “Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme, kemi pasur kontakte edhe me Ministri të ndryshme, por sipas informatave që i kemi jemi të bindur që prej datës 9 të këtij muaji do të hiqen kufizimet dhe do të lirohet gjithçka  sa i takon gastronomisë dhe hotelerisë”, ka thënë ai.

    Ai më tutje shprehet se kufizimet tash e tutje janë të pakuptimta. Poashtu sipas Sogojevës inspektorati është duke përdorur ndëshkime të mëdha të cilat janë duke e dëmtuar këtë sektor.

    “Kemi informata që inspektorati nuk është duke kryer  punën ashtu siç është e paraparë me ligj. Kemi ndëshkime të mëdha. Unë jam për me marrë masa ndaj atyre që i shkelin rregullat, mirëpo jo me shkua me masë të cilat edhe në këtë krizë”, ka thënë Sogojeva.

    Sogojeva ka thënë se janë të gatshëm që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet, në mënyrë që, siç thotë ai, të punojnë, pasi humbjet deri tani shkojnë deri në 90%.

    Por nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, Veton Zuka, ka thënë se nuk  ka informacione nëse do të ndërroj orari I lëvizjes.

    “Nuk kemi një informacion të tillë, por shpresojmë që kjo të realizohet”, ka thënë ai

    Gjatë ditës së martë Shoqata e Gastronomisë ka dalë me reagim ku ka treguar se ka nisur një peticion me kërkesat për heqje të kufizimit të lëvizjes, si dhe kërkesat e tjera që lidhen me rimëkëmbien ekonomike.

    “Kërkesat janë që orari i punës nga 22:30 deri në 24:00, ndihmesa e bizneseve përmes pakos për rimëkëmbje ekonomike, këto janë disa nga kërkesat e tona” ka thënë Zuka.

    Zuka ka thënë se deri tani nuk kanë ndonjë përgjigjje nga institucionet lidhur me kërkesat e tyre, por që sipas tij, tani inspektorati po ua vështirëson punën pasi kërkon që klientët të vendosin maska edhe në tavolina.

    “Për momentin nuk kemi ndonjë përgjigje përveç një mase shtesë që është ndërmarrë e që është shumë pengesë për neve, mbajtja e maskës në tavolinë edhe kur klienti është në lokal.

    “Kjo është e pamundur të aplikohet realisht” ka thënë ai.

    /Front Online/

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.