×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dallimi ndërmjet simptomave të koronavirusit dhe alergjive sezonale

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Koronavirusi dhe alergjitë sezonale kanë ngjashmëri të madhe në simptoma, gjë që ka nxitur shqetësim për prindërit, të cilëve do iu rikthehen fëmijët në shkolla.

    Për ta bërë të qartë dallimin mes tyre, Qendra për Kontroll të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa udhëzime që tregojnë diferencimin mes simptomave të virusit korona dhe reaksioneve alergjike, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

    “Është e vështirë të dallohet alergjia nga infektimi me COVID, veçanërisht kur të dy këto shfaqen në periudhën e vjeshtes”, ka thënë për “Fox News”, Fred Davis, mjek i departamentit emergjent në Northwell Healt Long Island në New York.

    Dallimet kryesore kanë të ngjarë të jenë në temperatura dhe ethe, të cilat shfaqen tek të infektuarit me virusin nga familja SARS-Cov2 e jo tek alergjitë.

    “Të dyja mund të çojnë në rrjedhje të hundëve e kollë. Dallimi më i madh është temperatura; ata që janë me simptoma të alergjisë nuk kanë temperaturë, ndërsa ata me COVID-19 zakonisht kanë temperaturë (për shembull më shumë se 38 gradë)”, ka thënë ai.

    Po ashtu, rrjedhja e lotëve, kruerja e tyre dhe teshtima janë simptoma që më shumë lidhen me alergjitë sesa me koronavirusin.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Korrik 2025
    Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë se ka kolesterol të lartë, por lajmi i mirë është se ky problem mund të lehtësohet...
    Lifestyle14 Korrik 2025
    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink...
    Lifestyle11 Korrik 2025
    Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë,...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.