×
  • Lajme
  • Lajme

    Sadiku: Rrezik që në muajt e ardhshëm të ketë rritje të rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Infektologu, Izet Sadiku ka folur për gjendjen aktuale pandemike me COVID-19, si dhe rrezikshmërinë e rritjes së numrit të rasteve në muajt e ardhshëm.

    Sadiku tha se në muajin korrik si dhe në pjesën e parë të muajit gusht ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.

    Mirëpo, ai theksoi se në pjesën tjetër të muajit gusht ky numër ka filluar të bie, por siç tha ai ekziston rreziku që në muajt e ardhshëm sërish të ketë rritje të numrit të rasteve në vend.

    “Ju e dini që kemi pasur rritje të numrit të rasteve gjatë muajit korrik dhe pjesës së parë të gushtit, si dhe kemi një trend të zvogëlimit të rasteve në dy javët e fundit, raste të reja. Mirëpo, e din të gjithë se po hymë në një periudhë në të cilën jo vetëm ne, por të gjitha vendet evropiane kanë filluar të tregojnë rritje të numrit të rasteve dhe kjo bëhet pasi është fillimi i vitit të ri shkollor. Pastaj po hyjmë në fazën ku mund të ketë dhe viroza tjera sezonale që e rrezikojnë dhe më shumë situatën me COVID-19, prandaj po hyjmë në situatë që mund të rrezikoj apo mund të ndikoj në rritjen e numrit të rasteve me të infektuar me COVID-19”, ka thënë ai për Telegrafin.

    Sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së numrit të rasteve edhe me fillimin e vitit shkollor dhe atë akademik, pasi siç theksoi Sadiku lëvizja e popullatës është më e madhe.

    “Në shtator është fillimi i vitit shkollor, ndërsa në tetor fillimi i vitit akademik është rritja e numrit të studentëve, lëvizja më e madhe e popullsisë, e sigurisht ekziston rreziku për rritje të përhapjes apo rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19”, u shpreh ai.

    Infektologu Sadiku ndër të tjera tha se institucionet e vendit duhet të kenë parasysh që të marrin masa si dhe të bëjnë analizimin e situatës pandemike me COVID-19, pasi qëllimi parësor është ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

    “Institucionet tona duhet të kenë parasysh marrjen e masave dhe analizimin e mirë të situatës për hapat që do të ndërmarrin, pasi qëllimi parësor i të gjitha veprimeve duhet të jetë ruajtja e shëndetit të popullatës. Prandaj, e keni parë dhe OBSH e ka pas deklaratën se nëse hymë në një fazë të lirimeve të vazhdueshme e pa përgatitje të mirëfilltë, në këtë rast fillimi i vitit të shkollor pa përgatitje të mirëfilltë, mund të shkaktoj gjendje shumë të rënduar epidemiologjike në atë vend. E njëjta gjë mund të ndodh në Kosovë, nëse ne mund të hyjmë të papërgatitur si duhet me fillim të vitit shkollor mund të rrezikojmë rritjen e rasteve. Numri i rasteve të reja në botë matet me numrin e kapaciteteve spitalore që i ka një shtet”, tha tutje infektologu Sadiku.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

    IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Përmes një postimi në Facebook, Kurti...
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.