×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump dhe Biden përplasen për dhunën në Oregon

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, u përplasën rreth dhunës që ka shpërthyer në protestat në Portland të Oregonit.

    Trump e fajësoi kryebashkiakun demokrat të Portlandit, Ted Wheeler, për, siç tha, lejimin e “vdekjes dhe shkatërrimit të qytetit të tij”.

    Biden tha se presidenti është “inkurajues i pamatur i dhunës”.

    Të shtunën në Portland, një person u qëllua për vdekje, pasi gjetkë nëpër këtë qytet mbështetësit e Trumpit u përleshën me protestues të lëvizjës “Jetët e afrikano-amerikanëve vlejnë”.

    Portland është bërë një vatër e rëndësishme e protestave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, qëkur afrikano-amerikani George Floyd ka vdekur gjatë arrestimit nga policia, më 25 maj, në Mineapolis.

    Vrasja e tij ka shkaktuar një valë të zemërimit kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Në një seri postimesh në Twitter, Trump tha se “Portlandi nuk do të shërohet kurrë me kryebashkiak budalla” dhe sugjeroi dërgimin e forcave federale në qytet.

    Ai po ashtu tha se Biden “nuk është i gatshëm për të udhëhequr”.

    Biden tha përmes një deklarate se Trump “mund të besojë se postimet në Twitter për rendin dhe ligjin e bëjnë atë të fortë, porse dështimi për t’iu bërë thirrje mbështetësve të tij që të ndalojnë së kërkuari konflikt, tregon se sa i dobët është”.

    Më herët, ushtruesi i detyrës së sekretarit për siguri kombëtare, Chad Wold, tha se zyrtarët demokratë në Portland kanë lejuar zhvillimin e “kaosit” dhe shtoi se “të gjitha opsionet për zgjidhjen e situatës janë në tavolinë”.

    Demokratët u përgjigjën duke thënë se dhuna po ndodh nën presidencën e Trumpit dhe e akuzuan udhëheqësin e SHBA-së për përkeqësimin e situatës me retorikën e tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Tërmeti me magnitudë 3.4 ballë ka goditur këtë të diel Shqipërinë. Siç raporton A2CNN, tërmeti u regjistrua në afërsi të Vlorës. Sipas...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një ngjarje e rrallë raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri. Në Kavajë, një 28 vjeçar dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij....
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës po censuron deputetët e ish-opozitës. Ajo thotë se...
    Lajme13 Korrik 2025
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi. Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga Komuniteti serb Nenad Rashiq, ka folur pas dështimit të seancës së 46-të konstituive. Ai u pyet nga gazetarët rreth deklarimit...
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.